Aksident tragjik në Korçë/ Automjeti merr përpara këmbësorin, humb jetën 55-vjeçari

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 12.01.2021, 19:51

Disa çaste më parë është regjistruar një ngjarje e rëndë në aksin rrugor Korçë-Maliq, në afërsi të fshatit Bulgarec. Drejtuesi i automjetit të tipit “Benz” me iniciale K.D. ka aksidentuar një këmbësor me iniciale A.G. 55-vjeçar, i cili u dërgua në Spitalin e Korçës, ku ka ndërruar edhe jetë. Ndërkohë, drejtuesi i mjetit u shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e shkaqeve të aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit