Skandalet e kompanisë "Salillari" nuk kanë fund, teksa në Vlorë ka nisur të shembet një tjetër rrugë. Konkretisht bëhet fjalë për aksin nacional Vlorë-Orikum në vendin e quajtur “te Zhironi”, 7 km nga qyteti i Vlorës. Favorizuar nga kushtet e këqija atmosferike, rruga ka nisur të çahet dhe të dalë jashtë funksionit. Aksi në fjalë është në process mirëmbatje nga kompania “Salillari” dhe ka kushtuar jo pak, por plot 13.7 milionë euro. Si duket këto miliona janë harxhuar kot pasi siç shihet puna e mirëmbajtjes thuajse nuk është vendosur fare në zbatim.
Përveç kësaj, skandali sa vjen e thellohet, pasi punonjësit e kompanisë kanë dalë duke hedhur zhavorr dhe beton në aksin e dëmtuar, duke u përpjekur që të rrëgullojnë disi situatën. Mirëpo kjo mënyrë e të rregulluarit nuk ndryshon asgjë veçse fsheh për një kohë dëmet, ndërsa rrëshqitja në themel të aksit nuk evitohet.
