Prej disa ditësh darka e një pjese të ministrave të Ramës në Dubai, është kthyer në temën kryesore të diskutimeve jo vetëm në radhët e qytetarëve, por edhe në studiot televizive. Mbrëmjen e djeshme Arbian Mazniku foli përmes një lidhjeje live, ku u mundua të justifikonte të gjithë skandalin e ndodhur duke thënë se as menynë nuk e panë, pasi darka u pagua nga arabët. Prezente në darkë ishte edhe gruaja e Endri Fugës, për të cilën u ngritën shumë pikëpyetje se përse dhe në çfarë statusi ishte prezente aty. Nëse ishte takim pune, sikundër tha Rama dhe nënkryetari i Bashkisë Tiranë Arbjan Mazniku, a ka një protokoll të caktuar se cilët persona kanë të drejtë të marrin pjesë?
Ndërkohë në lidhje me këtë çështje, përpos reagimeve të shumta qytetare, në rrjetet sociale ka plasur gallata dhe memet. E tillë është dhe një meme nga aktivisti i njohur Genc Sejko duke aluduar kështu për prezencën e gruas së Endri Fugës gjatë darkës.
Sejko shkruan në Facebook:
