Teksa vijojnë kërkimet për gjetjen e mbetjeve nga avioni “Sriwijaya Air”që u rrëzua në Indonezi, bëhet me dije se një ekip kërkimi ka gjetur një nga dy kutitë e zeza që ndodheshin në bordin e avionit. Sipas mediave të huaja, në bord ndodheshin 62 persona. Ndërkohë ende nuk është e qartë nëse kutia e gjetur është regjistruesi i zërit të kabinës apo regjistruesi i të dhënave të fluturimit, njofton CNN Indonesia. Dy ditë më parë zhytësit e Marinës gjetën disa rrënoja nga fluturimi SJ 182 pasi lokalizuan një sinjal nga avioni Boeing, ndërsa një ekip tjetër ka gjetur disa trupa të pajetë. Avioni “Sriwijaya Air” u rrëzua katër minuta pasi u ngrit nga pista.


Burimi:CNN| Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania