Pas Tiranës, ky është qyteti i dytë ku do të nisë vaksinimi kundër Covid-19 në Shqipëri

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 12.01.2021, 15:17

Disa çaste më parë, është bërë me dije se Vlora do të jetë qyteti i dytë ku do nisë vaksinimi kundër Covid-19. Ndërkohë, burime nga bluzat e bardha në Vlorë kanë thënë se po shihet mundësia e dy ambienteve, i pari është holli i stadiumit të futbollit Flamurtari dhe një tjetër ambient është ai i palestrës së basketbollit. Gjithashtu sipas burimeve vaksinimi në qytetin e Vlorës do të nisë të shtunën, ndërsa të parët që do të vaksinohen janë bluzat e bardha, por nuk dihet ende numri i dozave që do vijnë në Vlorë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit