Disa përfaqësues të Partisë Socialdemokrate në Kosovë kanë protestuar ditën e sotme para Komisaritit të Policisë në qendër me parullën: “Për partitë tubime, për qytetarët dënime”. Por protesta u shoqërua edhe me momente tensioni ndërmjet aktivistëve dhe forcave të policisë, ku këta të fundit kanë arrestuar disa prej aktivistëve të kësaj partie. Mësohet gjithashtu se është arrestuar forcërisht edhe kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj. Ky i fundit është bashkëshorti i Besa Shahinit, ish-ministre e Arsimit në Shqipëri. ndërkohë Nol Nushi nga PSD ka deklaruar më tej se nuk po protestojnë kundër tubimeve politike, por kundër padrejtësive që po u bëhen qytetarëve të Kosovës. 

