Shqiptari mbeti i vrarë nga atentati në Athinë/ Dalin fotot e dy djemve të 54-vjeçarit, i ati i mbrojti me trupin e tij

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 12.01.2021, 13:30

Një ngjarje e rëndë u regjistrua pasditen e djeshme në Athinë, ku u ‘eliminua’ një 54-vjecar shqiptar i quajtur Edmond Llangozi. Gjithçka ka ndodhur në një lokal, ndërsa të plagosur mbetën edhe dy djemtë e 45-vjeçarit, Anxhelo dhe Mihal Llangozi. Mësohet se këto emra i janë dërguar autoriteteve shqiptare me qëllim nisjen e hetimeve sa i përket aktivitetit të të rinjve. Sipas mediave greke, autori i ngjarjes fillimisht ka qëlluar në ajër dhe më pas ka shënjestruar familjen Llangozi. Mësohet se autori kishte patur mosmarrëveshje financiare me dy djemtë e plagosur, ndërsa ka dyshime se këto para mund të kenë ardhur nga burime të jashtëligjshme. Sherri ka nisur pasi dy djemtë nuk kanë pranuar t’i japin paratë autorit. Ky i fundit është identifikuar dhe është shpallur në këkrim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit