Një ngjarje e çuditshme dhe e pazakontë ka ndodhur në Gran Canaria. Agjentët e Gardës Civile Agüimes kanë arrestuar një grua si autore e dyshuar e krimit të grabitjes me dhunë dhe frikësim, ndalim të paligjshëm dhe dhunë në familje. Gruaja në fjalë kishte mbajtur kundra dëshirës së tij një burrë me të cilin bashkëjetonte por donte t'i merrte kodin e kartës bankare. Policia arrestoi gruan, pasi një fqinj i sal telefonoi në polici dhe u tregoi se një burrë kërkonte ndihmë në banesën e gruas. Kur policia shkoi në vendngjarje verifikuan se kishte një person brenda që kërkonte ndihmë të menjëhershme pasi po mbaje i mbyllur në një banesë dhe nuk mund të dilte jashta.
Pasi hynë në shtëpi, agjentët gjetën burrin e përgjakur që kërkonte ndihmë duke treguar se personi me të cilin ai jetoi, një grua me të cilën ai nuk kishte asnjë lidhje emocionale, e kishte mbyllur atë kundër vullnetit të tij për dy muaj , duke e sulmuar me një çekiç, një thikë dhe madje edhe me një lëng që i kishte dëmtuar fytyrën dhe se nuk ishte ushqyer mirë. Pasi policia verifikoi ngjarjen, arrestoi gruan e cila do të përballet me shumë akuza.
Burimi:20minutos.es Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA
