Vrasja e shqiptarit në Greqi/ Zbulohet emri i viktimës dhe djemve të plagosur

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12.01.2021, 11:04

Një ngjarje e rëndë u regjistrua në Greqi pasditen e të hënës, ku një shqiptar u 'eliminua' pranë një lokali në Greqi. Mediat greke bëjnë me dije se një burrë dhe një djalë (babë e bir) ishin ulur në një lokal në Agios Sostis, kur papritmas hyri një person i armatosur. Sherri filloi për mosmarrëveshje financiare dhe përfundoi në të shtënat me ármë, ku i ati humbi jetën ndërsa i biri u plagos rëndë dhe është në gjendje kritike për jetën. Sipas Top Channel nga kjo ngjarje humbi jetën Edmond Llangozi ndërsa të plagosur janë dy djemtë Angjelo dhe Mihali. Ndërkohë i plagosur ka mbetur edhe kamarierja, Xhorxhina Kaso, e cila nuk kishte lidhje me ngjarjen por e ka kapur plumb qorr. Dyshohet se bëhet fjalë për një sherr mes bandave shqiptare, megjithatë po hetohet për të zbardhur të plotë këtë ngjarje të rëndë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit