Lëkundet vendi, tërmeti me magnitudë 4.0 ‘zgjon’ jugun e Shqipërisë

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 12.01.2021, 08:51

Një tërmet me magnitudë 4 të shkallës Rihter ka goditur mëngjesin e sotëm Jugun e vendit. Lëkundjet janë ndjerë në Gjirokastër, Himarë dhe Vlorë, ndërkohë që sipas EMSC epiqendra e tërmetit ka qenë pikërisht në Himarë.

Siç shihet dhe në foton e mëposhtme, epiqendra e tërmetit ka qenë dy kilometra larg Himarës, dhe po aq edhe thellësia e tij. Nuk raportohen për dëme, megjithatë janë të shumtë qytetarët që shprehen se i kanë ndjerë lëkundjet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit