Ergi Dini këngëtari 22-vjeçar që humbi jetën në aksidentin tragjik në Tiranë bashkë me shokun e tij Klejdi Halili, është vëllai i këngëtares së njohur shqiptare Barbana Dini. Vëlla e motër sapo ishin kthyer nga një udhëtim i tyre në Itali ku pak orë më vonë Ergi gjeti vdekjen.
I dhimbshëm është fakti se 3 orë përpara se Ergi Dini të mbyllte sytë përgjithmonë u lajmërua për të gjithë fansat e tij në Facebook-un e Ergit se së shpejti ai do të sillte një projekt të ri muzikor.