Darka në Dubai/ Baton Haxhiu: Më vjen keq që Mazniku u gjend në krye të tavolinës

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 11.01.2021, 23:01

Darka e klanit rilindas në Dubai vijon të jetë një temë e shumëpërfolur aktualisht në vend. Skandali është mjaft i madh, pasi 'në lojë' janë paratë e taksapaguesve shqiptarë, më të cilat politikanët shtrohen në dreka e darka luksoze në restorantet më të shtrenjta. Mazniku u përpoq të argumentonte se ndodheshin aty për punë dhe jo për qejf dhe se darkën ua kishin paguar arabët. Në lidhje me çështjen, ka folur edhe gazetari Baton Haxhiu, i cili u përpoq 'të mbronte' Maznikun, duke ndjerë një lloj 'keqardhjeje' për situatën në të cilën ai u ndodh.

Haxhiu u shpreh:

Unë e kuptoj arsyetimin tënd dhe rrëfimin pse keni shkuar atje dhe përfaqësoni shtetin. Por duhet tëq keni parasysh se hedonizmat shpeshherë marrin konotacion tjetër publik. Dhe kujdesi ndaj fotografive dhe videove duhet të jetë maskimal, sepse hedonizmi aksidental shkakton pasoja. Duhet të jeni të kujdesshëm se kush është me video afër jush. Mua më vjen keq që Mazniku është aty me thënë të drejtën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit