Skandali i darkës në Dubai, Mazniku: Po joshim investitorët e huaj

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 11.01.2021, 22:05

Dy ditë më parë fotot e ministrave të Ramës teksa darkonin në një nga restorantet luksoze të Dubait, shkaktuan një zemërim dhe reagim të fortë publik. Kjo pasi vendi po kalon vështirësi të shumta si pasojë e përmbytjeve, ndërsa një pjesë e kabinetit qevritar gjen kohë të darkojë jashtë Shqipërisë. Në lidhje me skandalin reagoi edhe vetë Rama, pak minuta pasi fotot dhe videot u bënë publike. Ai tha se ata ndodheshin atje për punë dhe jo për pushime dhe se darka ishte e paguar nga 'mikpritësit'.

Gjithashtu edhe nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Arbjan Mazniku, mbrëmjen e sotme ka hedhur poshtë akuzat duke u shprehur njëlloj si Rama dhe se shpenzimet ishin të paguara nga një kompani private. Ai u shpreh gjithashtu se ishin atje për të joshur investitorët e huaj.

Mazniku tha:

Duhen përdorur të gjitha mënyrat e mundshme të ligjshme që t’i joshim investitorët të vijnë në Shqipëri. Aty me ne kishte katër grupe gazetarësh, që kanë filmuar takimet, kanë bërë intervista dhe janë transmetuar në TV publike. Është portretizuar në mënyrë të padrejtë në shumë media. Shkuam në Dubai si një delegacion qeveritar, të dakordësuar prej muajsh, si tentativë e qeverisë shqiptare dhe të Dubait, për të sjellë një ndër kompanitë më të mëdha në botë, Emar group. Është kompania që ka bërë ndërtesën më të lartë në botë dhe ka ndërtuar pjesën më të madhe të Dubait. Është kompani e mandatuar nga qeveria e Dubait për të ndërtuar 2 mijë banesa për të prekurit e tërmetit. Është palë e interesuar për rivitalizimin e portit të Durrësit, si një port turistik. Nga një fokus industrial në një fokus turistik. Kompania ka interest ë afrohet edhe në qytetin e Tiranës, në Bulevardin e ri dhe zonat përreth Tiranës. Isha për të prezantuar disa vende ku kompania mund të jetë e interesuar. Kishte përfaqësues të medias, kjo shpjegon edhe prezencën e shefit të komunikimit. Ishte darka e dytë, e para ishte në një vend edhe më të mirë, por ishin të paguara nga mikpritësi. Është proces normal në çdo pritje ceremoniale. Pala pritëse, kur i ka ftuar palët, organizon edhe darkat.Sa herë ka ceremoni pritëse, ku shkohet dhe cfarë porositet e vendos pala pritëse. Ishte menu e vendosur nga pala pritëse. Edhe kur vijnë delegacionet në Tiranë, ne mundohemi ‘t'i sajdisim, t’i çojmë në restorantet më të mira, t’i tregojmë një pamje të mirë.

Në lidhje me gruan e Endri Fugës, e cila ishte pjesë e darkës, Mazniku tha se ishte e ftuar aty si person privat.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit