Presidenti i zgjedhur i SHBA Joe Biden ka marrë dozën e dytë të vaksinës Covid të kompanisë Pfizer-Biontech. Dozën e dytë ai e mori në të njëjtin vend si herën e parë, në spitalin Christiana në Newark, Delaware. Biden tha se ka besim tek ekipi i tij për rritjen e shkallës së vaksinimit, pasi të marrë detyrën më 20 janar. Theksojmë se vaksinimi i Biden ka ardhur një thuajse një javë para se ai të betohet si president i SHBA. Ndërkohë SHBA vijon të ketë probleme me përhapjen e Covid. Më shumë se 374,500 amerikanë kanë humbur jetën nga virusi, ndërsa rastet e reja po rriten me shpejtësi në të gjithë vendin.

Dozën e parë të vaksinës Biden e mori muajin e kaluar drejtpërdrejt në Televizionin Kombëtar. Ai u shpreh optimist dhe inkurajoi që të gjithë amerikanët të vasksinohen.
Burimi: abc7news |Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania