Të shtëna arme në Greqi/ Ndërron jetë shqiptari, hyri në mes për të mbrojtur djalin 25-vjeçar

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 11.01.2021, 19:45

Disa çaste më parë, është regjistruar një ngjarje e rëndë në kryeqytetin grek, ku ka mbetur i vdekur një shqiptar, ndërsa janë plagosur dy persona të tjerë. Sipas mediave greke, shqiptari hyri në mes për të mbrojtur djalin. Informacionet e para tregojnë se ngjarja nisi me një përplasje e cila u pasua me breshëri plumbash. Djali 25-vjeçar edhe pse u mundua që të largohet duke u futur në një lokal, ndodhet në gjendje shumë të rëndë, ndërsa punonjësi i lokalit është plagosur lehtë. Ndërkohë, policia është në kërkim të një automjeti me të cilin dyshohet se kanë shpëtuar personat e armatosur që morën pjesë në përleshjen e përgjakshme. Gjithashtu sipas informacioneve të mediave greke masakra e zhvilluar ka lidhje me larje hesapesh.

Burimi: www.protothema.gr |Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA

neos-kosmos

image0-_1_

image2-_1_

neos-kosmos__1_

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit