Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 11.01.2021, 18:34
Ministri i Brendshëm turk Suleyman Soylu, gjatë fjalës së tij në ceremoninë "1000 puse për 1000 martirë", theksoi se turqit nuk janë verbuar nga pasuria që kanë dhe për këtë arsye ata po ndihmojnë popujt e tjerë në nevojë, duke marrë si shembull Shqipërinë. Vlen të theksohet se Suleyman është një politikan shumë i rëndësishëm në vend pas Erdoganit. Soylu tha se disa ditë më parë kryeministri Edi Rama ishte në Turqi dhe Turqia tregoi se si mund të ndihmohet një “popull vëllazëror si populli shqiptar”, ndërsa shtoi se kishin bërë plane të përbashkëta me Ramën në lidhje me Ballkanin.
Më konkretisht, ai është shprehur se:
Më besoni, ne nuk jemi një popull i vetmuar në këtë votim. Ka njerëz në pjesë të ndryshme të globit që luten për ne, sepse ne u kemi dhënë një dorë ndihme. Nëse do të ishim mashtruar nga pasuritë tona dhe nuk do t'i kishim ndihmuar ata nuk do të ishim në gjendje ta kalonim provën nga Zoti. Pasuria nuk na prishi. Kohët e fundit, Kryeministri shqiptar ishte në Turqi dhe së bashku biseduam se si Turqia po ndihmon vëllezërit shqiptarë atje. Ne planifikuam së bashku atë që do të bëjmë në Ballkan
Burimi: ariupolar.com |Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR