I ngriti mëngën pacientit t’i bënte vaksinën anti-Covid, infermieri gay suprizohet me unazë martesë

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 11.01.2021, 17:41

Një ndihmës mjek ka befasuar të dashurin e tij me një propozim martese gjatë një takimi për vaksinimin kundër Covid-19. Robbie Vargas-Cortes, 31 vjeç, e dinte që partneri i tij prej pesë vjetësh, i cili është një infermier i regjistruar, do të administronte injeksionin. Kur Robbie u paraqit në Qendrën Mjekësore Sanford Canton-Inwood në Ohajo, ai ngriti mëngën dhe kishte ngjitur në krah unazën që do ta propozonte. Për CNN, Eric tha: Thashë menjëherë po. Ishte moment i mahnitshëm pasi e kuptova.

Eric pranoi propozimin dhe i bëri vaksinën të dashurit të tij. Robbie zbuloi se kishte 3 vite që kishte planifikuar t’i jepte unazën, por po priste momentin e duhur. Pas 10 minutash atij iu desh t’i përgjigjej një thirrje ambulance. Vaksinoi të dashurin, u martua dhe iu drejtua punës, të gjitha këto brenda 10 minutash.

Burimi: LADBIBLE | Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit