Urgjente! 21-vjeçari me kancer në mushkëri dhe tru ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 11.01.2021, 16:37

Një rast urgjent për ndihmë ka mbërritur në redaksinë JOQ Albania. Bëhet fjalë për një të ri 21-vjeçar të quajtur Andrea Leco nga qyteti i Korçës. Në dhjetor të vitit të kaluar ai u diagnostikuar me kancer në testikuj dhe për këtë iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale. Por gjërat nuk kanë shkuar siç duhet, pasi kanceri i është përhapur në mushkëri dhe tru. Ai ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve dhe kushdo që ka mundësi është i lutur për ta ndihmuar, pasi operacioni kushton 10 mijë euro. Më poshtë jepet një numër llogarie në të cilin mund të kontribuoni si dhe numri i kontaktit me nënën e tij.

Ky është linku ku mund të kontribuoni.

Mesazhi i mbërritur:

Pershendetje JOQ Do ju lutesha te publikonit rastin e kti djali 21 vjecar. Ne dhjetor te 2020 u diagnostikua me kancer ne testikuj dhe ju nenshtrua nje operacioni por kanceri i eshte perhapur ne mushkeri dhe ne tru dhe ka nevoje per ndihmen e Shqiptareve per te perballuar shpenzimet e metejshme. Djali quhet Andrea Leco, eshte nga Korca. Ju lutem hidhini nje sy donacionit per me shume detaje. Linkun po ja u coj tani ku behen dhurimet ! Po kontakotoj me familjaret, ky eshte dhe nr i nenes se tij! 0699606077 Ju lutem 🙏

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit