Pak muaj më parë kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka shprehur gatishmëri që Greqia të furnizojë Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë me vaksinën Covid-19 në mënyrë që të shpejtojë procesin e vaksinimit. Lajmi u bë me dije nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev.
Zaev pati deklaruar:
Ndërkohë ditën e sotme në Shqipëri ka nisur zyrtarisht procesi i vaksinimit, ku e para që mori dozën e Pfizer ishte shefja e Infektivit Najada Como, për të vijuar më pas me kryeministrin Rama dhe mjekët Kalo e Pipero. Theksojmë se gjatë konferencës së sotme në stadiumin "Air Albania", Rama refuzoi në mënyrë të përsëritur të tregonte emrin e shtetit që ka mundësuar mbërritjen e vaksinave në vendin tonë, duke u shprehur se konfidencialitetin ia kishte kërkuar vetë shteti në fjalë. Pak më pas në rrjet qarkulloi lajmi se ky shtet i BE-së ishte Austria, por që mbeti i pakonfirmuar zyrtarisht. Ndërkohë nga investigimet e kryera nga JOQ Albania, rezulton se pak muaj më parë kryeministri grek Mitsotakis, pati deklaruar se do të mbështesë Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në lidhje me furnizimin me vaksinat Covid-19.

Nga koha e publikimit të këtij lajmi e deri më sot që filloi procesi i vaksinimit në vendin tonë, duket se gjërat kanë një lidhje të fortë logjike. Në fund të vitit 2020 Kuvendi grek miratoi zgjerimin me 12 milje në detin Jon, duke marrë kështu një 'dhuratë speciale' për fundvit nga qeveria Rama. Ndërkohë para pak ditësh Rama shkoi për një vizitë në Turqi dhe më pas në Greqi, ndërsa në shumë media të vendit tonë u aludua se ai po bënte rolin e negociatorit mes dy vendeve në lidhje me konfliktin që kanë në Mesdheun Lindor. Natyrshëm mund të ngrihet pyetja: Mos është Greqia shteti 'misterioz' që Rama nuk pranoi kurrsesi ta zbulonte? A ka patur një marrëveshje paraprake e llojit: të jap detin, më siguro vaksinat?! Mbetet për t'u parë dhe ndjekur me vëmendje.

Ky është linku i lajmit të publikuar që në muajin shtator të vitit të kaluar, ku kryeministri grek deklaronte mbështetjen e tij për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.