‘Krimi’ mjedisor i Bashkim Ulajt me HEC-in në Zall Gjoçaj, banorët: S’dorëzohemi deri në Strasburg!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 11.01.2021, 14:54

Prej më shumë se një viti banorët e Zall Gjoçajt kanë protestuar në lidhje me masakrën mjedisore që po i bëhet zonës së tyre nga HEC-et. Shqetësimi kryesor i tyre është fakti se zona po shkretohet së bashku me Parkun Kombëtar Lurë-Mali i Dehës, miratuar në tetor të vitit 2018 dhe lë rreth 10 mijë banorë pa ujë.

Banorët shprehen:

Kemi dy vite që bëjmë luftë me shtetin dhe kompanitë ndërtuese. 25 km lumenj futen në tubacion duke shkatërruar natyrën dhe ushqimin e gjësë së gjallë dhe bletarinë që zhdukuet në këtë zonë. Në asnjë rast nuk ka ndërhyrë AKZM për të mbrojtur zonat e mbrojtura.

Ndërkohë banorët shprehen se do ta çojnë çështjen deri në Strasburg nëse ajo nuk zgjidhet. Gjithashtu ditën e sotme ka patur edhe një seancë në Gjykatën Administrative teksa avokatja e banorëve deklaroi se vendimi u shty për në datën 18 janar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit