Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Shkodrës. Mësohet se Median Uraj 47-vjeç ka humbur jetën në ujërat e lumit Kir në Postribë. Uraj ishte larguar që ditën e djeshme nga shtëpia e tij por vetëm sot të afërmit kanë arritur ta gjejnë dhe dyshohet se ka qenë i dehur në momentin që ka humbur.