Është një nga më të mirët në botë, arbitri spanjoll infektohet me COVID-19

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 11.01.2021, 13:50

Arbitri i njohur spanjoll, Mateu Lahoz, ka rezultuar pozitiv me ‘COVID’. Lajmi është publikuar në mediat iberike të cilat shkruajnë se për fatin e mirë 43-vjeçari nuk ka shfaqur simptoma, por po qëndron në izolim, ku i duhet të qëndrojë larg detyrës derisa të rikuperohet.

Lahoz konsiderohet arbitri më i mirë i Spanjës, por edhe një nga më të mirët në botë. Ai ka debutuar në La Liga në vitin 2008, ndërsa në vitin 2011 ka marrë dhe stemën e FIFA-s. Gjithashtu, ai ka arbitruar në të gjitha nivelet ndërkombëtare të futbollit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit