Zhytësit indonezianë do të përpiqen të marrin regjistruesit e të dhënave të avionit Sriwijaya Air pasi u zhyt në det dy ditë më parë me 62 persona në bord disa minuta pasi u ngrit nga aeroporti kryesor i Xhakarta. Autoritetet identifikuan zonën ku ndodhen regjistruesit e të dhënave, të njohura si kuti të zeza ditën e djeshme ndërsa ngritën copat e avionit të Boeing 737-500 nga shtrati i detit. Shpëtuesit kanë gjetur gjithashtu eshtrat e pasagjerëve dhe ekuipazhit që vdiqën dhe sendet e tyre personale.