Hynë në banesën e kambistit në Korçë, zbulohet shuma e parave që autorët morën

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11.01.2021, 11:47

Banesa e një kambisti në Korçë ka rënë pre e grabitësve mëngjesin e sotëm. Mësohet se dy grabitës kanë hyrë në banesë dhe kanë tentuar të vjedhin, por janë përballur me rezistencën e pronarit. FaxWeb ka mësuar se shuma e grabitur në banesën e kambistit Shefqet Muça në Korçë është rreth 100 milionë lekë të vjetra. Rreth orës 6 të mëngjesit tre persona hynë në banesën e kambistit dhe nën kërcënimin e armës morën një shumë të madhe parash. Policia arrestoi njërin prej autorëve i cili u plagos gjatë përleshjes me të zotin e shtëpisë, ndërkohë që pak orë më vonë policia arrestoi dhe autorin e dytë. Dyshimet e Policisë janë se ky grup personash të jetë i njëjtë me atë që ka kryer grabitjen e kambistit Erion Rrënja përpara disa javësh, po në qytetin e Korçës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit