Çmendet shqiptari/ Me mjet prerës në dorë kërcënon ish-gruan: Dil pak se do të ‘eliminoj’!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 11.01.2021, 00:32

Një 52-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë në Padova të Italisë me akuzën e kërcënimit për 'eliminim' të ish-gruas 45-vjeçare. Mediat vendase shkruajnë se gruaja ishte larguar nga shtëpia rreth një vit më parë për shkak të dhunës që ushtronte ndaj saj bashkëshorti dhe ishte strehuar diku tjetër. Mirëpo 52-vjeçari me inicialet G. V. nuk e ka lënë të qetë edhe pas ndarjes pasi mbrëmjen e 9 janarit i ka shkuar poshtë shtëpisë duke iu drejtuar me fjalët “zbrit poshtë se do të 'eliminoj'”.

Ajo menjëherë ka lajmëruar policinë, ndërkohë që 52-vjeçari tentoi të arratiset duke ikur me vrap, por nuk ia doli pasi u arrestua.

Burimi: mattinopadova|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit