Banorët e Thethit apel qeverisë së darkave në Dubai: Na hapni rrugën, jemi të bllokuar prej 15 ditësh!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 10.01.2021, 22:43

Disa banorë të Thethit janë mbledhur së bashku duke iu bërë apel shtetit dhe Emergjencave Civile që të shkojnë dhe të vënë dorë për t'u hapur rrugët pasi prej 15 ditësh janë bllokuar nga dëbora e dendur.Ata shtojnë më tej se janë taksapagues të rregullt dhe nuk e meritojnë një 'harresë' të tillë nga ana e shtetit. Problematike paraqitet situata edhe në lidhje me shëndetësinë, furnizimin me energji elektrike, arsimin etje. E vetmja gjë që kërkojnë ata është që të hapet aksi rrugor Theth-Qafë Thore. Kaq kërkojnë. Nuk kanë pretendime si ministrat e Ramës që darkojnë me mish dhe verë në restorantet superluksoze të Dubait!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit