Elbasan/ Për të shkuar në shkollë, fëmijët rrezikojnë jetën në përroin e fshatit, qytetarët: Rama ik!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 10.01.2021, 21:53

Prej disa ditësh vendi ynë është përfshirë nga moti i keq dhe i lagësht. Shumë zona në vend janë përmbytur dhe disa akse rrugore janë bërë të pa kalueshme. Në disa zona të tjera mungon furnizimi me energji elektrike. Gjithashtu nëpër fshatra shumë banorë janë izoluar për shkak se mungon infrastruktura e duhur. E tillë paraqitet situata edhe në fshatin Paper-Sallak në Elbasan, ku siç shprehen disa qytetarë, fëmijët janë të detyruar të kalojnë një përrua të madh për të shkuar në shkollë.

Por kjo është e rrezikshme për ta, pasi vitet e mëparshme nga uji i rrëmbyeshëm ka patur edhe humbje jete. Ndërkohë ata shtojnë se në kohën e zgjedhjeve Taulant Balla ka shkuar duke u premtuar se do të ndërtojë rrugë, por që siç duket ka mbetur thjesht një premtim në letra. Ndërkohë, të irrituar, ata thërrasin në kor: Rama ik!

Mesazhi i mbërritur:

Ne fshatin paper-sallak Elbasan duhet te kalojmë ate perrojn e madh femijet qe te shkojne ne shkollë pa cizme nuk eshte i mundur kalimi ne kohen e zgjedhjeve erdhi taulant balla dhe premtoj rruge dhe pas zgjedhjeve nuk u duk me..qeveri hajdutësh dhe me plot gojën rama ik. Ka pasur raste para disa vitesh nga perroj i rrembyshem ka pasur dhe humbje jete njerëzish.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit