Bllokohen shqiptarët në kufirin e Hungarisë, qytetari: Rama tallet me ne, prej katër ditësh jemi rrugëve

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 10.01.2021, 21:16

Pak minuta më parë në redaksinë JOQ Albania ka mbërritur një shqetësim nga një qytetar. Ai shprehet se prej katër ditësh disa shqiptarë në Hungari nuk po lejohen të kalojnë. Arsyeja është fakti se u kërkohet vizë, pasi me pasaportë dhe kontrata pune nuk i lejojnë të kalojnë. Ndërkohë moti i keq dhe me dëborë e vështirëson edhe më shumë situatën dhe shqiptarët janë lënë në të ftohtë, edhe pse janë mbi 50 autobusë.

Mesazhi i mbërritur:

Shiko ca behet ne hungari asnje shqiptar nuk lejojn kan 4dit ketej turp i zotit. Publikoje ta shikoj edi Rama qe tallet me shqiptaret. Nuk len shqiptar duan viza.Me pashaporten nuk behet fjal dhe me kontrata pune nuk i hapin fare pashaporten. Jan mbi 50 autobuza dhe i len njerezit rrugve ne debor.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit