Rama: Nuk fiton PD sikur të puthet qielli me tokën

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 10.01.2021, 19:36

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama ishte në Shkodër dhe Lezhë për të parë situatën e përmbytjeve, ndërsa në llogarinë e tij të “Facebook”, përmes propagandës që bën me videot që publikon, ka përsëritur deri në lodhje se “ka rënë dy herë më shumë shi se në vitin 2010, kur vendi qeverisej nga PD, por ka pasur dëme më pak”. Me aq zell e ka marrë “sqarimin” e situatës sa u ka kthyer përgjigje personalisht edhe disa kritikëve përmes llogarisë së tij të “Facebook”.

Më poshtë janë disa nga replikat.

Qytetari nr.1: Opo të gënjyer që bëni kur të arrijnë prurjet mbi 8 metra do i shofim investimet tuaja jo me një pikë ujë edhe u duket kushedi se çfarë SHTET ORDINER.

Edi Rama: Një pikë uji sipas teje sepse nuk u përmbytem si dikur prandaj, por me kete pike uji dikur behej nami ndersa sot jo, asgje! Prandaj ti mos u merzit pse nuk u be nami, se edhe nami te behej nuk fiton PD-ja prapëseprapë.

Qytetari nr.2: Per ca flet ti akoma kur gjith shqiperia nen uj akoma ju vazhdoni terr terr tpapam jeni o shok shkoni rregulloni gjonat.

Edi Rama: Ku eshte e gjithe Shqiperia nen uje ku apo jane filma multiplikative keto qe sheh me sy! Hapi syte dhe shiko, lexo, meso, kupto, qe mos flasesh pa lidhje e mos leshosh pasthirrma fyese!

Qytetari nr.3: S’erdhi Vjosa siç duhej që vetëm merita vetes i jep po skapi urën në permet nuk quhet përmbytje po se di urën pyet kumbaron se ajo i ka qef urat të të thot.

Edi Rama: Aq sa erdhi ka ardhur kur ka permbytur dynjane xhan, keshtu qe mos u merzit pse nuk u be keq puna, sepse nuk fiton PD-ja edhe sikur te puthet qielli me token.

Por, nuk kanë qenë vetëm këto replikat e Edi Ramës. Kryeministri i ka replikuar në këtë mënyrë të gjithë qytetarëve që kanë folur në lidhje me përmbytjet.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit