Helmimi i banorëve në Bulqizë/ Administratori i shmanget përgjegjësisë: Nuk janë helmuar nga ujësjellësi

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 10.01.2021, 18:40

Administratori i Ujësjellësit në Bulqizë, Asllan Daxha ka folur në lidhje me helmimin e 30 banorëve që u tha se janë helmuar nga përzierja e ujërave të zeza me ujin e pijshëm. Ky i fundit është shprehur se banorët që janë paraqitur në spital gjatë ditës së sotme, nuk mund të jenë helmuar nga uji i pijshëm. Në një intervistë për “Balkan Web”, Asllan Daxha është shprehur se në Njësinë Administrative Shupenzë nuk ka kanalizime të ujërave të zeza, pasi janë puseta personale, ndërsa theksoi se burimet e ujit të pijshëm janë të sigurta dhe monitorohen gjatë gjithë kohës.

Më konkretisht, Daxha është shprehur se:

Nuk ka kanalizime të ujërave të zeza në Njësinë Administrative Shupenzë. Ka një linjë ujësjellësi që është e monitoruar. Jam 100% i bindur se nuk ka ardhur nga uji sepse dy vendburimet e ujit janë të sigurta, të rrethuara dhe monitoruara me roje dhe të klorifikuara. Mendoj se është virozë. Ne jemi në kontakt me drejtoreshën e qendrës shëndetësore.

Ende nuk dihet se nga çfarë janë helmuar 30 banorë të Bulqizës, të cilët u paraqitën me të vjella dhe diarre në spital.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit