Kaos tek terminali i Zogut të Zi, qytetari: S’po gjejmë qetësi nga zhurmat e makinave, prej 4 vitesh Bashkia s’e vret mendjen

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 10.01.2021, 15:37

Tirana është qyteti me popullsinë më të dendur në vend dhe kjo ka sjellë edhe pasojat e veta në menaxhimin e hapësirave publike, siç janë vendparkimet e makinave. Kjo është kthyer në një ‘hall’ më vete në fakt për arsye edhe se shumë njerëz tregohen disi të papërgjegjshëm. I tillë është një shqetësim i një banori në zonën e Zogut të Zi, i cili shprehet se parkimi i makinave të banorëve të zonës është bërë një problem i përditshëm. Sipas qytetarit, ata çdo ditë shqetësohen nga boritë e makinave, ndërsa Bashkia Tiranë nuk e merr mundimin fare të bëjë diçka për zgjidhjen e problemit.Terminali i ndërtuar supozohej të lehtësonte qarkullimin, por mesa duket po bën të kundërtën.

Mesazhi i qytetarit:

Ju lutem postojeni. 4 vjet nuk e vret mendjen njeri nga bashkia. Mbrem te dalja e terminalit te autobuzave te asllan rusi, kjo situate eshte cdo ore te dites. Nuk e vret mendjen njeri nga bashkia per kete situat, nje pallat i tere nuk po gjene qetesi nga zhurma burive dhe parkimi alla shqiptar i makinave.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit