Tigri me xhup Moncler 1500 dollarë, Merkel me orë 100 paund që ka vite që s’e ndërron

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10.01.2021, 14:02

Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel është një ndër gratë më të fuqishme në botë dhe përshkruhet gjerësisht si "udhëheqësja" e Bashkimit Evropian. Por edhe pse zotëron një pushtet që do ta donin të gjithë ajo shfaqet gjithmonë e kuruar dhe me detaje minimaliste dhe shumë pak të kushtueshme. Prej disa vitesh zonja e parë e Gjermanisë shfaqet me një orë model Boccia Titanium 285 mm 405-02 me rripa të zi, dhe ka një çmim modest prej 100 paund . Por duket se krejt e kundërta ndodh me politikanët tanë të cilët në çdo moment reklamojnë veshjet e shtrenjta dhe darkat luksoze. Kujtojmë këtu ministrin e Financave Arben Ahmetaj i cili edhe pse në kohë krize shfaqet me xhup tigri Moncler i cili kushton plot 1.590.00 dollar. Pra një ministër financash në Shqipëri mund të blejë një xhup super të shtrenjtë, ndërsa kancelarja e një prej shteteve më të fuqishme në Europë mban prej disa vitesh orën 100 dollarëshe???

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit