Skandali i ministrave me darkën luksoze në Dubai, Rama: Shkuan për punë atje, jo për pushime

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 10.01.2021, 13:25

Videoja e publikuar mbrëmjen e djeshme në rrjetet sociale, ku një pjesë e ministrave të Ramës po darkonin në një nga restorantet më luksoze dhe më të shtrenjta në Dubai, ka shkaktuar reagime të shumta mes qytetarëve. Në video shihen ministrat Ahmetaj dhe Balluku, shoqëruar nga Endri Fuga dhe Arbjan Mazniku etje. Ndërkohë në lidhje me këtë skandal ka reaguar edhe kryeministri Rama, duke thënë se ata ndodheshin për punë atje dhe jo për pushime. Sipas Ramës ata janë thirrur nga ‘pala mikpritëse’ duke e mbyllur kështu me sportivitet skandalin dhe duke mos i dhënë rëndësinë e duhur. Por kontrasti është i qartë ama, teksa vendi po mbytet nga uji, ministrat e Ramës gjejnë kohë të darkojnë në restorante luksoze.

Reagimi i Ramës:

Jo, ne fakt kur sheh pa mendje apo kur mendja sheh mbrapsht, syri nuk ka me cfare ben dhe goja flet mbrapsht! Ato ministrat ne video jane te vertete po, por nuk jane per pushime atje dhe prandaj duhet te informohesh para se te flasesh mbrapsht! Jane per pune dhe jane te ftuar nga pala mikpritese, e cila mbulon te gjitha shpenzimet e qendrimit atje, e nuk jane vetem ata ne video po jane nje grup i madh, perfshire edhe gazetare nga televizionet! Nuk eshte as udhetim pushimesh, as udhetim ilegal, po eshte udhetim pune dhe fakti qe po hane darke aty ku jane ftuar, nuk eshte as faj, as gabim, as lajm! Sa per shqiptaret, bej durim se erdhi 25 prilli dhe do ta thone vete shqiptaret mendimin e tyre, pa asnje merak fare! E vetmja gje e pavertete ne kete mes eshte profili yt fallco, po s’ka problem, ja ku e more edhe pergjigjen qe natyrisht s’do te te pelqeje, por e sqarojne shqiptaret kete pune sic te thashe. Vetem bej pak durim, ti dhe te gjithe ata qe shajne, qe ofendojne, qe perqeshin e nenqeshin per cdo pune te mire qe u del para syve!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit