Vrasja e katërfishtë në Kosovë/ Prokuroria: Nuk ka dyshime se në tragjedi u implikuan persona të tjerë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10.01.2021, 12:34

Një ngjarje e rëndë ndodhi para pak ditësh në familjen Zuka në Pozheran të Vitisë në Kosovë. Në këtë ngjarje tragjike kryefamiljari Fetah Zuka, i mori jetën gruas së tij Makfire dhe dy djemve të tyre 23 dhe 18 vjeç Hamdiun dhe Arbërin. Motivet e shuarjes së kësaj familjeje nuk bëhën ende me dije, pasi të afërmit e viktimave kanë deklaruar se nuk kanë pasur njohuri nëse çifti kishte pasur probleme. Lidhur me këtë ngjarje ka folur për Gazetën Express, Kryeprokurori në Prokurorinë Themelore të Gjilanit, Arben Kadriu, i cili tha se atë natë shtëpia brenda është gjetur me gjak si pasojë e vrasjes së tre personave, ndërsa akti i vetëvrasjes është filmuar nga kamerat e sigurisë së shtëpisë.

Janë kamerat e sigurisë, e kanë kap imazhin e hyrjes në shtëpi dhe daljes. Nuk ka dyshime se janë të involvuar persona të tjerë në ngjarje. I zoti i shtëpisë dyshohet se i ka kryer vrasjet dhe aktin e vetëvrasjes. Akti i vetevrasjes është regjistruar nga kamerat e sigurisë. Shtëpia nga brenda ka qenë krejt gjak.

Më tej kryeprokurori tha se çifti dyshohet se ishte në procedura të shkurorëzimit, ndërsa pak ditë para ngjarjes kishin ardhë në Kosovë. Ndërsa, për raportet e tyre bashkëshortore janë intervistuar familjarët e çiftit në Kosovë.

Kanë udhëtuar nga Zvicra në Kosovë, dyshohet se çifti ka qenë në procedura të shkurorëzimit.Prindi dyshohet se ka vra bashkëshorten, dy djemtë, pastaj vetën. Trupat e pajetë janë dërguar për obduksion…Familjarët e tjerë nuk kanë pas njohuri që ata kanë pas probleme. Janë intervistuar familjarët, për njohuri rreth raporteve të tyre.

Ky rast është cilësuar si “vrasje e rëndë dhe vetëvrasje”, ndërsa Komuna e Vitisë e kishte shpallur një ditë zie për shkak të ngjarjes që tronditi vendin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit