Më 25 nëntor të vitit që sapo lamë pas u nd nga jeta legjenda botërore e futbollit, Diego Armando Maradona nga një atak kardiak në zemër. Por që nga vdekja e tij e deri më tani ka patur shumë variante, spekulime dhe detaje mbi vdekjen e tij. Së fundmi mjeku i Diego Maradonës u përball me pretendime, se ai falsifikoi firmën e legjendës së vdekur të futbollit. Disa media argjentinase lajmesh kanë paraqitur dokumente, ku pretendojnë e firma e të madhit Diego është falsifikuar. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, u gjet një fletë drejtuar Klinikës Olivos që thotë "Unë, Diego Armando Maradona, kërkoj që t'i jepni historinë time personale të mjekut mjekut tim personal, Dr. Leopoldo Luque". Në fund të shënimit ka një nënshkrim, i cili gjoja është i Maradonës. Sidoqoftë, një fletë e dytë u gjet me disa "nënshkrime të tentuara", prandaj dyshohet se ai po praktikonte falsifikimin e nënshkrimit të yllit të futbollit.
Përveç kësaj, u shfaq një fletë e tretë që është një nënshkrim i vërtetë i skanuar i Maradonës që shërbeu si bazë për testimin e falsifikimit. Me këtë dokument, Luque ishte kredituar si mjeku personal i Maradonës, kur në mbrojtje të tij ai tha se ai ishte vetëm një kirurg neurokirurg. Po kështu, regjistrat mjekësorë janë personalë për pacientët, kështu që do të ishte një shkelje shumë e rëndë e standardeve mjekësore për të marrë një regjistër mjekësor pa autorizim.

