Merr flakë makina gjatë ecjes, shpëton pa lëndime drejtuesi i saj

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10.01.2021, 11:10

Një automjet është përfshirë nga flakët ditën e sotme në aksin rrugor Kavajë- Plepa. Mjeti tip Ford me targa AA 357 PL gjatë kohës që ka qenë duke ecur papritur është përfshirë nga flakët. Drejtuesi i mjetit ka dalë menjëherë sapo ka vërejtur tymin por makina është djegur plotësisht në pak sekonda. Ndërkohë dyshimet e para lidhen me një shkëndijë elektrike pasi autojmjeti ka qenë në lëvizje. Sakaq policia dhe shërbimet e zjarrfikëses së Kavajës ndodhen në vendngjarje për shuarjen e flakëve dhe zbardhjes së djegies së automjetit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit