Shirat me intensitet të lartë kanë vijuar edhe gjatë mbrëmjes duke bërë që situatë përmbytjeve të vijojë të jetë shqetësuese. Situata më shqetësuese paraqitet në Lumin e Shkumbinin, që është fryrë dhe rrezikon të dalë nga shtrati.
Edhe në Kurbin situata vijon të jetë problematike. Në fshatin Shpërdhet është shkatërruar rruga duke izoluan banorët si dhe janë dëmtuar këmbët e urës, e ndërtuar vetëm 2 vite më parë. Nën ujë 2800 ha tokë dhe janë evakuuar 27 familje.