Shtatë anëtarë të qeverisë provinciale të Alberta-s janë ndëshkuar nga kryeministri Jason Kenney për shkak se shkuan për pushime për Krishtlindje jashtë Kanadasë, duke thyer kështu rregullat kufizuese anti-Covid. Kryeministri i Alberta-s fillimisht refuzoi të merrte masa ndaj zyrtarëve që thyen rregullat, gjatë udhëtimeve të tyre për pushime, por këtë javë ai vendosi t'i ndëshkonte ata. Gjithsesi, për të bërë një paralelizëm me situatën tonë, çfarë masash duhet të merren ndaj një pjese të kabinetit të Ramës, të cilët po shijonin një darkë të shtrenjtë në një nga restorantet luksoze të Dubait?

Menjëherë pas publikimit të fotove dhe videove, të cilat u fshinë pak minuta pasi u bënë publike, qeveria reagoi duke thënë se ata ndodheshin atje për çështje pune. Por se çfarë pune mund të jetë më e rëndësishme se sa emergjenca në të cilën ndodhen shumë banorë për shkak të përmbytjeve në vend, këtë vetëm soji i rilindasve mund të na e shpjegojë.

Burimi: The Guardian |Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania