Të pajisur me zinxhirë dhe shkopinj, sherr masiv mes 100 të rinjve

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 10.01.2021, 01:52

Një sherr i pazakontë ka ndodhur në Itali mes dy grupesh adoleshentësh rivalë, ku në total u përfshinë më shumë se 100 të rinj. Nga sherri masiv mbeti i plagosur një 14-vjeçar. Sipas dëshmive nga personat që ndodheshin në vendngjarje, shumë prej të rinjve ishin të pajisur me zinxhirë dhe shkopinj. Raportohet se 14-vjeçari i plagosur ka marrë dëmtime të rënda në kokë. U desh ndërhyrja e policisë që sherri të përfundonte, por edhe kalimtarët e rastit u munduan ta shuanin disi. Arsyet e një sherri të tillë janë ende të paqarta, ndërkohë që policia ka sekuestruar kamerat e sigursië dhe po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Burimi: ilgiorno.it |Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit