Klandestinët e shpëtuar mbrëmjen e djeshme në Vlorë janë transportuar drejt Durrësit. Ata kanë qëndruar për të paktën 20 orë në ambientet e komisariatit të Vlorës, ndërsa ata që kishin nevojë për trajtim mjekësor kanë lënë gjithashtu spitalin, duke u nisur për në kampin e refugjatëve në Durrës. Periudha kohore se sa ata do të qëndrojnë aty ende nuk është përcaktuar. Raportohet se transporti i tyre është kryer me anë të makinave të policisë, ndërsa vijon puna për identifikimin dhe kapjen e trafikantëve.
Emigrantët që u kapën mbrëmë në Vlorë janë nga Siria dhe po tentonin të kalonin ilegalisht me gomone përmes kufirit shqiptar drejt Italisë. Por gjërat nuk shkuan ashtu siç duhej sepse gomonia e tyre mbeti në grykëderdhjen e Vjosës për më shumë se tri orë.