SKANDALI/ Si i mashtrojnë Agron dhe Armand Duka shqiptarët me ushqime, akoma pa ardhur në pushtet

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 09.01.2021, 20:43

Sipas një denoncimi të një qytetari pranë redaksisë së JOQ Albania, supermarketi ECO MARKET mashtron qytetarët përsa i përket çmimeve. Mashtrimi konsiston në faktin që ndryshe është çmimi i afishuar pranë produktit, dhe ndryshe rezulton ky çmim në kasë kur bëhet pagesa. Qytetari i indinjuar ka dërguar tekstin e mëposhtëm dhe fotot përkatëse në lidhje me incidentin e pakëndshëm me të cilin është përballur pranë supermarketit ECO MARKET:

“Pershendetje Joq. Po jua shkruaj kte sms per te ndergjegjsuar qytetare te tjere mos te mashtrohen ne kte market... kam bler disa produkte si ne foto me oferte nderkohe kur mi kalojne ne arke me del nje cmim tjeter qe nuk ka lidhje as me oferten as me cmimin pa oferte, por me shtrejnte akoma! I them me ktheni leket, thone s’kemi mundesi, ato etiketa i kemi harruar pa hequr! I them me ktheni produktet thone s’kemi mundesi, i kemi kaluar ne kase. I them me thirr administratorin, me thone s’eshte ketu! I them me jep nje numer dhe tallen duke thene nuk ka numer administratori. Po i nxjerr ketu mos te mashtrohen persona te tjere dhe pronari i ketij marketi mos te demtohet nga sjellja e ketyre punonjesve!”

Supermarketi ECO MARKET rezulton të jetë në pronësi të dy vëllezërve Duka, Armand dhe Agron Duka. Ndonëse Agron Duka nuk është ende në pushtet, ai synon të vijë së shpejti nëse Rilindja humbet zgjedhjet. Mirëpo nëse mashtrimet ndaj qytetarëve bëhen pa ardhur akoma në pushtet, çfarë mund të ndodhë kur ai të vijë?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit