Ngrin lumi/ Banorët shfrytëzojnë rastin, ‘çajnë’ akullin për të kapur peshq

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 09.01.2021, 18:44

Ulja e temperaturave në disa vende të botës, kanë ngrirë disa lumenj. Më konkretisht, si pasojë e këtyre kushteve atmosferike, ka ngrirë edhe një lum në një fshat të Erzurumit në Turqi. Ajo që ka bërë përshtypje është gjesti banorëve, të cilët pasi kishin parë që lumi ka ngrirë, janë pajisur me mjete peshkimi për të kapur peshqit që kishin ngecur poshtë akullit. Me mjete të forta, banorët kanë thyer akullin dhe kanë nxjerrë një numër të madh peshqish. Video-ja ku shihet që banorët thyejnë akullin për të nxjerrë pesh po bën xhiron në rrjet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit