Në spital i thanë se ka vdekur nga Covid, pas 4 ditësh gruaja sheh burrin e saj gjallë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 09.01.2021, 17:17

Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në Honduras. Mësohet se një grua që kishte mësuar se burri i saj ka vdekur për shkak të Covid, është surprizuar njëkohësisht dhe shokuar kur e ka parë atë gjallë. Një grua e identifikuar si Victoria Sarmiento, kishte humbur burrin e saj të quajtur Julio, mirëpo më 30 Dhjetor, stafi spitalor në El Carmen të Hondurasit i thanë se burri i saj kishte ndërruar jetë nga koronavirusi, Gruaja ishte tronditur dhe kishte shkuar pranë qendrës spitalore për të parë trupin e tij në morg. Pas kësaj, gruaja e kishte marrë trupin e pajetë të bashkëshortit dhe e kishte varrosur. Mirëpo, pas ritit të ceremonisë mortore, konkretisht katër ditë më vonë, ndodh e çuditshmja. Bëhet me dije se bashkëshorti i saj ishte kthyer në shtëpi, pas plagosjes që i ishte bërë. Ndërkohë veç dhimbjes, lajmi i hidhur i solli gruas edhe shpenzime për ceremoninë, ndërsa trupi i pajetë i viktimës ende është i paidentifikuar.

Victoria Sarmiento deklaroi:

Ai që vdiq, sepse e kam këtu tani. E njoha. Dua që të më japin paratë që shpenzova për ato që harxhova për ceremoninë mortore pasi ai që varrosa ishte trupi i dikujt që nuk e njoh.

Burimi: dailymail.co.uk/ Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit