“Plot 109 MLN € do i paguajnë shqiptarët Becchettit për tekat e Ramës për t’i mbyllur gojën mediave”

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 09.01.2021, 16:37

Profesori i "La Sapienza', i cili mbron palën e Bechetit kundër Shqipërisë flet me fakte për sulmet e qeverisë "Rama" ndaj medias së lirë.

Arbitrazhet e humbura nga Shqipëria po krijojnë gropa të mëdha në buxhetin e shtetit. Një ndër çështjet më të bujshme është ajo e investitorit italian Becheti, të cilit qeveria “Rama” i mbylli në mënyrë të pashembullt televizionin. Plot 109 milionë euro do detyrohet të paguajë Shqipëria ndaj biznesmenit italian vetëm për shkak të tekave të Rilindjes dhe dëshirës së saj për ti mbyllur gojën mediave dhe zërave kritikë.Dhe në kushtet kur Gjykata nderkombetare ka vendosur kunder Shqiperise, ne favor te ketij vendimi ka nisur edhe sekuestrimi i pasurive shqiptare jashtë vendit. Në ZWEB TV, profesori italian, një nga kokat e ‘La Sapienza-s’, Fabrizio Criscuolo, i cili mbron Bechetin në gjyqin kundër Shqipërisë hedh dritë mbi çështjen, shkruan Standard. Ai analizon me fakte per sulmin e pastër dhe të egër politik ndaj medias ne Shqiperi nga qeveria “Rama”. Por lajmi më tronditës që zbuloi profesori italian ishte se apeli i Romes ka vendosur sekuestrimin e pasurive të Shqiperisë në Itali për llogari të çështjes Francescos Beccheti.

Vendimi i apelit në Romë

Vendimi i gjykatës në Romë për çështjen Becheti

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit