Gjest i madh nga Salah, ndihmon vendin e tij për të luftuar pandeminë

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 09.01.2021, 15:51

Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah, përveçse një futbollist i shkëlqyer, është edhe një njeri human, Së fundmi, sulmuesi egjiptian ka ndihmuar në luftimin e koronavirusit në shtetin e tij duke dhuruar bombola oksigjeni në një spital lokal. Përmes Shoqatës së Bamirësisë Nagrig, Salah ndihmoi pacientët duke blerë mjete që ata të luftonin me COVID-19 në Afrikën Veriore. Drejtori i kësaj shoqate, Hassan Bakr, konfirmoi në një radio lokale se Salah kishte mbështetur mjekët dhe kishte dhuruar bombola oksigjeni për të ndihmuar pacientët. E gjitha kjo erdhi pasi para pak ditësh pati një mungesë oksigjeni dhe thuhet se çoi në disa vdekje në Spitalin Qendror Basyoun, kështu që Salah vendosi të veprojë.

Bakr tha:

Salah dhe familja e tij kanë dhuruar bombola oksigjeni në Spitalin Qendror Basyoun për të ndihmuar pacientët me koronavirus në Nagrig. Ai shpesh ndërhyn në problemet e kthimit në Egjipt duke dhuruar”.

Kujtomë që sulmuesi i Liverpoolit gjithashtu ka siguruar më parë fonde për banorët në qytetin e tij të lindjes, Nagrig, për të instaluar një stacion të ambulancës dhe për të blerë pajisje për sportin në një shkollë. Në prill të vitit të kaluar, ylli i Reds thuhet gjithashtu se dha mijëra tonë ushqime për të ndihmuar familjet e prekura nga pandemia.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit