Ishte planifikuar të luhej sot, shtyhet papritur ndeshja e La Ligës

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 09.01.2021, 13:48

Nëpërmjet një komunikate zyrtare të bërë së fundmi, La Liga ka njoftuar shtyrjen e ndeshjes mes Atletiko Madridit dhe Atletik Bilbaos. Shkak për këtë janë bërë kushtet e këqija të motit. Duke parë situatën e krijuar nga stuhia e dëborës në gadishullin iberik, është vendosur shtyrja e ndeshjes për një ditë tjetër, e cila ende nuk është vendosur.

Ndeshja ishte planifikuar të zhvillohej ditën e sotme duke filluar nga 16:15, por kjo nuk do të ndodhë dhe në orët e ardhshme, pritet të mësojmë një datë tjetër për zhvillimin e saj. Spanja është përfshirë ditët e fundit nga rreshjet e shumta të dëborës, ku Madridi është një nga qytetet më të prekur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit