Ditën e sotme disa banorë të Tiranës dolën në protestë për shkak se pallati që ata kanë paguar paradhënie ende nuk është përfunduar, ndonëse afati i parashikuar ishte që në vitin 2019. Banorët shprehen se kanë dhënë 60 mijë euro por janë të detyruar të vazhdojnë të jetojnë me qera për shkak të mospërfundimit të punimeve. Shkak për këtë vonesë është bërë fakti se pallati po ndërtohet nga dy biznesmenë me firmat përkatëse, por borxhet mes tyre i kanë lënë banorët në këtë gjendje. Gjatë protestës pati edhe përplasje fizike mes biznesmenit Sino Llanaj dhe rojeve të sigurisë së kompanisë së biznesmenit tjetër, Albert Allmucaj. Siç duket edhe nga një video ekskluzive për JOQ Albania, Llanaj shihet se është i gjakosur në fytyrë si pasojë e sherrit. Më pas ai është marrë nga policët dhe është çuar drejt ambulancës.
Një qytetar shkruan: