Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një spital në shtetin Maharashtra në perëndim të Indisë. Raportohet se 10 foshnje kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer në njësinë e kujdesit intensiv për foshnjet e sapolindura. Ndërkohë 7 foshnje të tjera u shpëtuan, bënë të ditur zyrtarët e policisë, të cilët informuan se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një qark i shkurtër në kontaktin elektrik. Një infermier lajmëroi fillimisht për zjarrin e rënë në spital dhe menjëherë u morën masat. Foshnjet që kanë humbur jetën thuhet se janë nga 1 deri në 3 muajshe.

Burimi: The Guardian |Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania