Rrëshqitje dherash dhe dëmtim rrugësh, këto janë akset më të prekura nga reshjet e dendura të shiut

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 09.01.2021, 11:37

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytjen e shumë zonave në vend. Gjithashtu problemi është ndjerë edhe në disa akse ku ka patur çarje të rrugëve dhe rrëshqitje të dherave, duke sjellë vështirësi në qarkullimin e automjeteve apo duke u bërë të pakalueshme. Sipas njoftimit të ARRSH, mësohet se në 5 akse kryesore të vendit ka pasur rënie gurësh dhe dherash në rrugë dhe po vazhdon pastrimi i tyre me fadroma. Akset kombëtare më të pekura janë Kalimash-Fushë Arrëz ku po punohet akoma për pastrimin e rrugës, Elbasan-Peqin, Berat-Çorovodë, Peshkopi-Qafë Drajë km 30.5 dhe Sarandë-Borsh ku janë instaluar sinjalistika provizore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit