Farat në xhep dhe hashashin në bagazh/ ‘Pasagjeri’ nga Kavaja lëvizte me plan, merrte taksi për të ‘mbyllur punë’

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 09.01.2021, 09:47

Një 37-vjeçar nga Kavaja është arrestuar nga policia, pasi është kapur me fara kanabisi. 37-vjeçari nga Kavaja lëvizte me taksi për të humbur gjurmët. Ai ka qenë i dënuar edhe më parë. Policia njofton se në bazë të informacioneve të siguruara se në një mjet taksi po udhëtonte si pasagjer shtetasi S. P., i cili kishte një sasi të konsiderueshme fara të bimës narkotike cannabis sativa me qëllim për ti tregtuar në Durrës, në vendin e quajtur “Rrotondo e Plepave”, kanë ndaluar mjetin në të cilin ndodhej ky shtetas.

Gjatë kontrollit fizik të shtetasit S. P., iu gjend një sasi prej 20 gr fara të bimës narkotike cannabis sativa dhe në bagazhin e mjetit janë gjetur në dy kuti kartoni me një sasi prej 2 kg fara të lëndës narkotike cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit